Gjatë komunikimit live me kryebashkiakët e zonave të shpallura të “gjelbërta” nga koronavirusi dhe ku do të jepen më shumë liri, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat.
Rama iu drejtua me batutë Tërmet Peçit të Tepelenës, duke i thënë të tregojë kujdes, pasi sipas tij, ai është i lëvizshëm.
Pjesë nga komunkimi:
Edi Rama: Tërmet, Tërmet, të lutëm se ti je i lëvizur shumë, duhet të bësh çmos që kjo hapje të mos na turpërojë atje në Tepelenë me historia që na kthehen në zinxhir epidemik?
Tërmet Peçi: Komandat, urdhri jot zbatohet, këtu o korona o tërmet nuk bëhet fjalë. Masat e qeverisë janë zbatuar me përpikëmëri. Falë Zotit dhe masat që keni marrë ju nuk kemi asnjë rast. Tepelana është model
Edi Rama: Deri tani model jeni por ju lutem se hapja ka sfidat e vetme. Prandaj me njerëzit e bashkisë dhe kryepleqtë të përcjellin mesazhet
Tërmet Peçi: Po komandat
Rama: Nëse do të ketë rezultat pozitiv ky pilotim i parë, atëherë do të ndihmojë edhe të tjerët të vazhdojnë me lehtësim javën e ardhshme dhe pastaj gjithë territorin e Shqipërisë. Javën e ardhshme mund ta zgjerojmë grupin e lehtësirave, por ajo që na duhet është të shkojmë edhe përtej. Pra, ndërkohë që hapet pjesa e punës, të hapet edhe pjesa e jetës, e lëvizjes, e sistemit social në distancë.
Në një moment kur kryeministri po tentonte të lidhej me kryebashkiakun e Sarandës, por ndërhyn sërish ai i Tepelenës ndërsa Rama i drejtohet që të pushojë.
Tërmet Peçi: Alo komandant?
Edi Rama: Pusho, pusho se e hapi Adriani.
Top Channel