Zgjimi në orën 5 të mëngjesit trend produktiviteti apo mit? Çfarë thotë shkenca për kronotipet
Pas performancës në shoun “Bashkë në shtëpi”, Rolling Stones, kthehen protagonistë dhe publikojnë papritur një singëll të ri, “Të jetosh në një qytet fantazëm”, i pari në tetë vite.
Një këngë profetike sepse në fakt nuk është krijuar këto ditë izolimi, me qytetet e shkretuara për shkak të pandemisë së koronavirusit, por që i takon vitit të kaluar.
Siç ka shpjeguar Mick Jagger në instagram: nuk është shkruar tani por i përshtatet situatës që po jetojmë. Është historia e një vendi plot jetë që kthehet në një vend ku nuk ka më asgjë…një qytet fantazmë.
Jeta ishte kaq e mrekullueshme para se të mbylleshin të gjithë, ndjehemi si fantazma që jetojnë në një qytet fantazmë – këndon Mick Jagger, i pasuar nga Keith Richards. Kënga është shkruar dhe masterizuar në 2019 kur punohej në Los Angeles dhe Londër, për albumin e ri, i pari që nga 2005. Dhe në fakt, grupi kishte menduar që kjo këngë të ruhej për një album të ri, por më pas, ndodhi e gjithë kjo, dhe menduan që kënga të përfundohej dhe të publikohej…
Dhe kënga është shoqëruar me një video me pasojat e izolimit në shumë kryeqytete të botës, nga Londra në Kyoto e Los Angeles, mes rrugëve të zbrazura dhe stacioneve të shkretuara të metrove.
Top Channel