Autoritetet shëndetësore ruse kanë konfirmuar 5.849 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), prej të cilëve, 2.697 janë diagnostikuar përmes testimit pasi pacientët nuk kishin simptoma.
Gjithsej 68.622 njerëz në Rusi janë infektuar me COVID-19, që është përhapur në të gjitha 85 rajonet e vendit. Në 24 orët e fundit në Rusi kanë humbur jetën 60 persona nga COVIDf-19, ndërsa numri i vdekjeve u rrit në 615.
Gjithsej janë shëruar 5.568 persona ndërsa rreth 50 të tjerë po trajtohen në spitale. Kryeqyteti Moska mbetet zona më e goditur dhe kryetari i saj Sergey Sobyanin tha se qyteti nuk është as në gjysmën e rrugës për të kapërcyer pandeminë.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në mbarë botën me Evropën dhe SHBA-të që janë rajonet më të goditura. Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA, rastet në të gjithë botën kanë tejkaluar shifrën 2,71 milionë me më shumë se 190 mijë vdekje dhe mbi 743 mijë të shëruar nga virusi./AA
Top Channel