Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se për strategjinë e hapjes së masave graduale është konsultuar edhe me ekspertë gjerman,.

Në komunikimin për mediat, Rama iu ktheu të gjithë skeptikëve një përgjigje të cilët e kanë vlerësuar si të gabuar masat e marra deri më tani nga qeveria.

“Kemi pasur një bashkëbisedim të dobishëm, falë Merkel që na vuri në dispozicion grupin e ekspertëve gjerman me Institutin e Shëndetit Publik Gjerman. Le të thonë ç’të duan këta profesorët e aritmetikës strategjia jonë e testeve është e saktë edhe dje me diskutimin e ekspertëve gjermanë dhe falë ndërlidhjes që ka ISHP me këto institute kemi konfirmuar nga bisedat e pyetjet e bëra plotësisht se ne kemi strategjinë e duhur, Gjermania nuk teston persona asimptomatikë, Gjermania nuk nxjerr tampone rrugëve për të bërë teste KCK, ndjek gjurmët e kontaktet, sic bëjmë dhe ne, niset vetëm nga personat me simptoma, jo nga të tjerët”, tha Rama më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA