Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të vihet në zbatim task-forca “AntiCovid” e cila do të monitorojë se si ndiqen protokollet nga bizneset.
Veçanërisht kreu i qeverisë përmendi bizneset me protokoll të kuq tek të cilët siç ai tha do ketë një bluzë të bardhë që do ndjekin në kohë reale procesin.
Por çfarë parashikon ky “protokoll i kuq”…
“Personi përgjegjës për shëndetin në punë mat temperaturën e punonjësve, përfshirë administratorin, apo çdo personi tjetër në hyrje dhe dalje, me termometër infrared dhe mban librin përkatës me shënimet çdo ditë për temperatura me të larta se 37,5 gradë apo të shfaqjes së simptomave të tjera.
Personi përgjegjës për shëndetin në punë administron të dhënat mjekësore në përputhje me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale sensitive dhe ka detyrimin e ruajtjes së konfidencialitetit. Asnjë person me temperature 37.5 nuk lejohet të hyjë në subjekt. • Pavarësisht sa më sipër, personat e punësuar kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas checklistës së miratuar. Në rast të simptomave personi duhet të njoftojë menjëherë 127-n dhe mjekun e ndërmarrjes.
Çdo punonjës është i detyruar t’i deklarojë administratorit dhe mjekut të ndërmarrjes nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, janë disa nga pikat.
Top Channel