27/11 15:20
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me njoftimin e bërë nga ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Luigi Soreca i cili lajmëroi vendimin e BE që mundëson Shqipërinë të sigurojë pajisje për sigurinë shëndetësore nga vendet e Bashkimit Europian që hy në fuqi në dt 26 prill.
Kreu i PD shkruan se është mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme që po vjen nga Bashkimi Evropian për vendin tonë në këtë situatë të vështirë për shkak të Covid-19.
“Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga EU dhe solidaritetin në përballjen me #COVID19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtjur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve.” shkruan Basha.
Top Channel