Ligji i ri për lustracionin/ Nisma e 20 deputetëve për të larguar nga politika funksionarët në komunizëm

24/04/2020 15:24

Megjithëse demokracia në Shqipëri është 30 vjeçare, ndryshe nga shumë vende të Europës lindore, llogaritë me të shkuarën komuniste nuk janë mbyllur ende.

20 deputetë të opozitës se re parlamentare kanë ndërmarrë një iniciative ligjore thelbi të cilës është çrrënjosja e trashëgimisë të sistemit totalitar komunist.

Top Channel e disponon një kopje të projektligjit depozituar në kuvend përmes të cilit kërkohet përjashtimin nga emërimi, zgjedhja ne organe drejtuese dhe punësimit ne funksione publike, shtetërore dhe politike te ish-funksionareve, nënpunësve qe kane ushtruar detyra drejtuese ne periudhën 28.11.1944 e deri ne 8.12.1990. Neni 3 I këtij projektligji parashikon se kush duhet të përjashtohet nga emërimi ne funksione publike, shtetërore dhe politike.

“Anetare te Partise Komuniste te Shqiperise (PKSH) dhe te Partise Punes se Shqiperise; Ish – funksionaret e Sistemit Komunist; Ish- gjyqtare, ish-prokurore, ish-hetues, ish-Oficere te Sigurirnit te Shtetit Kornunist, dhe ish- bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit (Spiune Sigurimi); Te shkolluarit dhe te kualifikuarit ne shkollat e larta politike te Partise Punes se Shqiperise (PPSH-se) dhe te Sigurirnit te Shtetit te Mbrojtjes ne ish-vendet e traktatit te Varshaves; Ish-anetaret ose bashkepunetoret e Sherbimeve te Inteligjences se ish-vendeve te Traktatit te Varshaves”.

Hartuesit e projektligjit rendisin 23 funksione publike politike, prej të cilave përjashtohen ish drejtuesit komunist të periudhës 28.11.1944 e deri ne 8.12.1990, duke nisur nga postet e presidentit, kryeministrit, deputetit, ambasadorit, të punësuarit të SHISH etj.

Neni katër i projekt ligjit synon pastrimin e politikës shqiptare duke privuar nga zgjedhja ne organe drejtuese publike, shtetërore dhe politike të të gjithë atyre që në një formë apo tjetrën kanë qenë pjesë e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

“Perjashtohen nga zgjedhja ne organe drejtuese publike, shteterore dhe politike ishfunksionaret, nepunesit qe kane ushtruar detyra drejtuese ne periudhen 28.11.2019- 08.12.1990 si: Anetare te Partise Komuniste te Shqiperise (PKSH) dhe te Partise Punes se Shqiperise; Ish – funksionaret e Sistemit Komunist; Ish- gjyqtare, ish-prokurore, ish-hetues, ish-Oficere te Sigurimit te Shtetit Komunist, dhe ish- bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit (Spiune Sigurimi); Te shkolluarit dhe te kualifikuarit ne shkollat e larta politike te Partise Punes se Shqiperise (PPSH-se) dhe te Sigurimit te Shtetit te Mbrojtjes ne ish-vendet e traktatit te Varshaves; Ish-anetaret ose bashkepunetoret e Sherbimeve te Inteligjences se ish-vendeve te Traktatit te Varshaves”.

 

Nëse ky propozim i radhës për tu ndarë njëherë e mirë nga e shkuara komuniste do të miratohet, jashtë politikës aktive do të mbetet edhe të gjithë të shkolluarit dhe te kualifikuarit ne shkollat e larta politike te Partisë së Punës se Shqipërisë.

Në të shkuarën nuk kanë munguar iniciativa të ngjashme ligjore siç ishte ajo në vitin 2014 iniciuar nga ish deputetja demokrate Mesila Doda por atë kohë kuvendi e rrëzoi. 6 vite më pas ky është testi i radhës kësaj here për shumicën e majtë parlamentare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA