Foto Ilustruese

2 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga polica në portin e Durrësi pasi tentuan të kalonin kufirin me identitete false dhe para të padeklaruara.

Saktësisht 22.090 euro dhe dokumente të dyshuara si të falsifikuara u sekuestruan nga policia në kapjen e tyre.

Të arrestuarit janë: Sh. B., 58 vjeç dhe B. D., 54 vjeç, banues në Tiranë.

“Këtyre shtetasve, më datë 23.04.2020, në PKK Durrës, gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në kamionin të cilin e drejtonin të dy (si shofer dhe dublant), iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shtetasit Sh. B., një leje drejtimi dhe kartë identiteti greke, të dyshuara si të falsifikuara, si dhe 12.090 euro, ndërsa shtetasit B. D., iu gjetën 10.000 euro të padeklaruara gjatë kontrollit doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë””, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA