22/11 22:38
Komisioni Europian do të rishikojë projekt-buxhetin afatgjatë ku do të përfshihet edhe një plan ekonomik për rimëkëmbjen pas krizës së koronavirusit.
Kjo u vendos gjatë një samiti me udhëheqësit e bllokut të zhvilluar nëpërmjet videokonferencës. Besohet se shuma që nevojitet pritet të shkojë nga 1 deri në 2 trilionë euro.
Pavarësisht dakordësisë të enjten, priten kundërshtime nga vendet anëtare të BE-së. Shtete si Holanda dhe Gjermania, nuk janë në favor të ndarjes së borxheve me vende si Italia, Spanja e Franca, më të prekura nga koronavirusi, pasi nuk duan të mbulojnë faturën financiare.
Debate gjatë samitit online pati për mënyrën e financimit, nëse ato do të jenë grante apo kredi.
Top Channel