Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në këtë situatë të pazakontë të krijuar nga pandemia Covid-19 është pyetur nga qytetarët rreth dhimbjeve në gjoks dhe nëse këto dhimbje kanë lidhje me koronavirusin.
Sipas Bratajt dhimbjet në gjoks nuk janë shenjë e koroanvirusit, por janë shenja të problemeve me zemrën. Ai ka shpjeguar se këto dhimbje nuk duhet të neglizhohen pasi sa më shpejt të kapen sëmundjet e zemrës aq më e lehtë është për t’i kuruar, në të kundërt rrezikojnë që të shkojnë në arrest kardiak.
Bratja ka shpjeguar se kohët e fundit janë shtuar shumë problemet kardiake dhe çdo dhimbje nga kërthiza e deri tek qafa duhet të merret si një shenjë paralajmëruese për këto probleme.
“Kardiopatikët bëjnë bazën e piramidës së sëmundshmërisë. Ajo është mbi 35 % e të sëmurëve janë kardiopatik. Dje më kanë pyetur rreth dhimbjes së gjoksit dhe koronavirusit. Dhimbja e gjoksit që të mos nxjerrim në plan të parë koronavirusin. Mund të ketë sëmundje të ndryshme. Shumë struktura që mund të çojnë në komplikanca. dua të sqaroj se në këshillojmë që çdo dhimbje nga kërthiza deri tek qafa të konsiderohet kardiake pasi është rritur shumë kjo. Infarkti kardiak dhe ai cerebral. Sa më shpejt ta kapësh dhe të fillosh trajtimin aq më shumë ka shanse të shërohet dhe të mos ngelet invalid. Përbëjnë emergjencë dhe në këtë moment mund të humbasësh jetën. Janë frekuencat kardiake dhe oksigjeni në gjak. Për të mos mbërritur në emergjencë duhet pasur kujdes.” tha Brataj.
“Njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë dhimbjen e gjoksit. Nga 6 deri në 10 minuta, truri i njeriut fillon të pësojë dëmtime. Kjo çon në rrezik të jetës, por edhe në invalitet shumë të madh. Pas 10 minutash, dëmtimet janë të pakthyeshme, që do të thotë se personi mund të kthehet në jetë, por nuk do të zgjohet asnjëherë, pra do të jetë gjithë jetën në koma. Në një vit, në Shqipëri vdesin 3 mijë njerëz nga dhimbja e gjoksit”, tha Brataj.
Si ta njohim atë?
Para se personi të shkojë në arrest kardiak, ka një periudhë të shkurtër që i shfaqen shenjat, dhe nëse nuk shkon në spital, mund të rrezikojë jetën. Nëse kemi dhimbje gjoksi, sidomos kur zgjat mbi 20 minuta, dhimbje që drejtohet drejt nofullave, shpatullave, qafës, në përqindjen më të madhe është problem kardiak. Djersitje, lodhje, sidomos kur e ndjejmë dhimbjen në qetësi është akoma më e rrezikshme. Çdo gjimbje gjoksi konsiderojeni kardiak. COVID nuk ka lidhje me dhimbjen e gjoksit, ka shenja të tjera.” shtoi mjeku.
Top Channel