Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi
Ndërkohë që këto javë janë të dominuara nga lajmet me Covid19, nga Shijaku vijnë lajme të mira për sa i përket nisjes së rindërtimit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti 26 Nëntorit.
Nga Shijaku gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raportoi se ka nisur shëmbja e gjimnazit ’16 Shtatori’, shkollës 9 vjecare ‘Lidhja e Prizrenit’ dhe kopshtit të qytetit përfshi edhe një shkollë tjetër.
Këto katër objekte do të rindërtohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që ka organizuar edhe tenderat përkatës. Shijaku bëhet qyteti i parë nga ku nis puna konktete për të rindëtuar këto objekte arsimore.
Ndërkohë ka përfunduar studimi dhe caktimi i dy zonave nga ku do të rindërtohen banesat e reja. Pas Durrësit dhe Thumanës qyteti Shijakut ishte më i prekuri nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.
Për qeverinë dhe Bashkinë e Shijakut sfidë mbetet rindërtimi banesa të shpallura të pabanueshme pasi më shumë se 20 pallateve i është vendosur shenja me kryq të kuq që do të thotë se duhet të shemben.
Top Channel