Si funksionojnë teste e gjakut për Covid-19? Përgjigjet mjeku Brataj: Ja kur kemi krijuar imunitet

23/04/2020 19:16

Prej tre ditësh në Shqipëri kanë nisur testime serologjike për mjekët dhe personat e prekur nga Covid 19 që janë të shtruar në spital.

Ndërkohë për këto teste ka folur edhe Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj,  me anë të një komunikimi me qytetarët.

Ai ka shpjeguar metodën se si këto teste japin përgjigje nëse jemi apo kemi qenë të kontaminuar me Covid-19.

“IGM nuk janë thjeshtë për koronavirusn por edhe për viruset dhe bakterialet e tjera. Kur të del IGM do të thotë se trupi po lufton virusin. Ndërsa IGG shfaqen pas 7 ose 10 ditëve që do të thotë se sëmundja është zhvilluar, tregon se kemi krijuar një fal imuniteti dhe antitrupat po e sulmojnë virusin dhe jemi të mbrojtur nga koronavirusi. Por sa kohë ngelen? Këtu nuk  e dimë akoma studimet e para që janë bërë kanë treguar që deri në një muaj ekzistojnë IGG. Por IGM janë zhdukur që do të thotë që  s’ke më virus por IGG antitrupa janë ende në gatishmëri në ruajtje të trupit. Analiza e gjakut serologjia nuk është e thënë që të dali pozitiv. Janë hapa që po bëhen për të arritur rezultate.”  tha Brataj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA