Emigrantët e kthyer në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kapshticës protestuan nga karantina për çmimin që duhet të paguajnë për qëndrimin e tyre.
E ndërsa Vazhdojnë të jenë të shumtë shqiptarët që pas mbylljes së kufijve rikthehen në vendlindje nga shteti grek dhe karantinohen në hotelet e Koracës për ta nuk ka asnjë lehtësi financiare ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve që po riatdhesohen nga vendet e tjera të Europës.
Emigrantët ngrenë shqetësimin se u duhet të paguajnë 25 mijë lekë të vjetra në ditë ndërsa kërkojnë që edhe për ta të aplikohen lehtësi dhe të paguajnë 7 euro.
Në Korçë e Pogradec janë 5 hotele të kthyera në karantinë për ata që vijnë në Shqipëri përmes pikave kufitare të Kapshticës e Qafthanës dhe në to janë strehuar mbi 200 persona.
Top Channel