Kosovë/ Operohet presidenti Thaçi, kjo është gjendja e tij shëndetësore
23/04/2020 17:43
PRISHTINË- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një operacioni endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës.
Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve
“Pas përfundimit të këtij intervenimi, presidenti Thaçi është shprehur mirënjohës për profesionalizmin dhe kujdesin e stafit profesional në Klinikën e Urologjisë dhe në tërë SHSKUK-në.” thuhet në njoftim.
Top Channel