Një Ramazan ndryshe/ Xhamitë në gjithë botën do të jenë të mbyllura

23/04/2020 15:19

1.8 miliardë myslimanë të botës po përgatiten për fillimin e muajit të shenjtë të ramazanit për shumë myslimanë.

Por, me kaq shumë vende besimi të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit, ramazani do të jetë pak ndryshe këtë vit. Ramazani fillon më 23 prill dhe përfundon më 23 maj. Në periudhën 30 vjecare, myslimanët agjërojnë gjatë ditës, një praktikë që konsiderohet si një nga pesë shtyllat e islamit. Por, vendet e shenjta të islamit, përfshirë mekën dhe medinën në Arabinë Saudite, dhe xhaminë Al Aqsa në Jeruzalem, do të jenë të zbrazura gjatë këtij muaji pasi autoritetet kanë këshilluar besimtarët të falen në shtëpitë e tyre.

Xhamia Al Aqsa në Jeruzalem, vendi i tretë më i shenjtë për islamin, siç konfirmoi të enjten këshilli i vakëfit islamik në Jeruzalem, do të qëndrojë e mbyllur. Për myslimanët, një pjesë e rëndësishme e muajit të shenjtë konsiston në faljet e posaçme që mbahen çdo ditë në xhami dhe drejtohen nga imami. Historikisht, xhamitë janë të mbushura me besimtarë gjatë ramazanit, por këtë radhë, faljet do të mbahen në shtëpi dhe siç thonë klerikët, kjo nuk bën asnjë dallim për sa i takon vlerës së tyre.

Në këtë kohë, kur njerëzit janë të vetëizoluar në shtëpi për të evituar përhapjen e koronavirusit, klerikët i inkurajojnë myslimanët të fokusohen tek faljet dhe ta kthejnë izolimin në paqe të brendshme. Gjatë Muajit të Ramazanit, shumë xhami do të transmetojnë online lutjet dhe ceremonitë tjera fetare ndërkohë që ka edhe nga ata besimtarë që thonë se planifikojnë të marrin pjesë në disa iftare virtuale, në të cilën do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me të tjerë kur thyejnë agjërimin në mbrëmje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA