Nikollë Lesi zbulon në Open: Oligarkët u mblodhën në një lokal në periferi të Tiranës, ja për çfarë diskutuan

23/04/2020 23:39

Debate dhe diskutime të shumta u zhvilluan në Open në Top Channel teksa u diskutua për afrimin e presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama.

Sipas botuesit Nikollë Lesi nuk ka një afrim mes Metës dhe Ramës, por është kryeministri ai që është tërhequr dhe zbrapsur. Lesi tha gjithashtu se oligarkët duan një sherr mes Metës dhe Ramës për përfitime të tyre.

“Janë 10-12 oligarkë që kanë naftën, resortet, që fitojnë tendera, të cilët kërkojnë sherr mes Metës dhe Ramës. Kjo i bën këta oligarkë të pushtetshëm. Kam informacione që ato janë mbledhur fshehtas në këtë kohë karantine, madje edhe kanë pirë kafe”- tha Lesi.

Në cilin lokal janë takuar?- e pyeti Eni Vasili.

Janë takuar në një lokal në periferi të Tiranës. Ata kërkojnë pushtet. Mund të dalin në zgjedhjet e 2021 edhe me një parti të tyre- u përgjigj Lesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA