“Mos mu afro”/ Pranga 46-vjeçarit nga Mirdita, kapet duke dalë ‘xhiro’ dhe kanos me thikë policët

23/04/2020 08:47

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, kanë konstatuar duke lëvizur nëpër qytet, Rrëshen, shtetasin L. V., për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kundërshtim të punonjësit të rendit publik.

Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, 46-vjeçari ka kundërshtuar urdhrin e tyre dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (thikë) që të mos i afroheshin dhe ka tentuar të largohej, por është neutralizuar dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. V., 46 vjeç, banues në Mirditë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale në ngarkim të tij “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA