“Mjeku në fasoneri është detyrim”/ Inspektori i ISHSH: Në këtë situatë duhet të jetë çdo ditë, por është neglizhuar

23/04/2020 15:12

Fasoneritë, veçanërisht ato në në Krujë janë kthyer në vatra të infeksionit.

Në Republikën e Shqipërisë ekziston prej 10 vjetësh, një ligj, që detyron kompanitë të kenë në përbërje mjekun e punës.

‘’Në bazë të ligjit të 2010-tës, kompanitë duhet të kenë një mjek pune në përbërje. Jo të gjitha detyrohen. Minierat, shtypshkronjat, fasoneritë e kanë të detyrueshme. Fruta perimet jo, p.sh. Kriter është riskimi fizik dhe mendor në punë. Në fasoneritë kjo gjë është neglizhuar. Në një fasoneri, mjeku në këtë situate, duhet të jetë përditë i pranishëm. Por pronarët mund të jenë treguar të papërgjegjshëm dhe e kanë kompromentuar këtë element shumë të rëndësishëm. Mjeku bën një raport punë çdo ditë dhe ja paraqet pronarit. Mjeku i punës paguhet nga pronari. Ai mund të jetë part time ose me kohë të plotë, sipas ligjit’’, shprehet Gazmend Nelaj, inspektor ISHSH (Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor).

Që nga përfshirja e vendit tonë në hartën e të prekurve, ISHSH-ja ka kryer rreth 600 inspektime vetëm në biznese fasonerie. Janë vendosur 19 gjoba, nga 1 në 7 milionë lekë të vjetra dhe janë dhënë 11 vendime të ndërmjetme, që do të thotë pezullim aktiviteti për dy javë deri në përmbushjen e detyrave të lëna nga ISHSH.

‘’Ky virus na mësoi sa i rëndësishëm është mjeku i punës në aspektin shëndetësor, financiar dhe social, si dhe sa të rëndësishme janë parametrat higjieno-sanitarë. Një mjek punë kontrollohet nga ISHSH dhe licensohet nga Urdhri i Mjekut’’, shprehet më tej Nelaj.

5 masa janë marrë ndaj fasonerive në Krujë, vetëm në ditët e fundit, me gjoba dhe pezullim aktiviteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA