Dhjetra shefa të vjetër të mafias në Itali mund të lirohen së shpejti prej frikës së do të preken nga koronavirusi në burgje, njoftohet së fundmi.
Tre shefa famëkeq të grupeve Cosa Nostra e Ndrangheta janë liruar tashmë dhe vendosur në arrest shtëpie, njofton The Guardian.
Të mërkurën një gjykatës në Milano urdhëroi që 78-vjeçari Francesco Bonuro, shef i Cosa Nostra , të kryejë dënimin në shtëpi.
Gangsteri do të lejohet gjithashtu të kryejë takime me doktorët, edhe pse ka ende 23 vjet për të kryer nga dënimi i tij.
Bonuro ka qenë nga të dënuarit kryesorë të mafias siçiliane në gjyqin e famshëm ‘Maxi’ në Palermo në 1992. Në gjashtë vitet e zgjatjes së seancave, disa gjyqtarë e prokurorë janë ekzekutuar.
Roço Santo Filippone, 72 vjeç, është dënuar në vitin 1990 për çështjen e ‘Masakrës së Ndrangheta’ ku u vranë dy karabinierë, por është liruar së fundmi pasi vuan nga një sëmundje e zemrës që mund të jetë fatale nëse preket nga Covid-19.
Vincenzino Iannazzo, 65 vjeç, është kreu i klanit mafioz Lamezia Terme. Ai është dënuar me 15 vjet burg por është liruar së fundmi në arrest shtëpie.
“Është një situatë alarmuese”, tha Leo Beneduci, sekretar i sindikatës së oficerëve të burgjeve. “Mafiozët në burg kanë nisur të përqafohen me njëri-tjetrin qëllimisht për të përhapur koronavirusin, dhe me këtë rast të lirohen”, shtoi ai.
Sipas një memorandumi të parë nga mediat, janë 74 mafiozë të profilit të lartë që mosha dhe gjendja e tyre shëndetësore i bëjnë më shumë të ekspozuar ndaj koroanvirusit, dhe kjo do të jetë shkak për lirimin e tyre.
Top Channel