Gruaja me Covid-19 shkon në spital pas problemeve me zemrën, izolohen dy mjekët në Elbasan

23/04/2020 18:17

Dy ditë më parë në qytetin e Elbasanit u konfirmuan një çift bashkëshortësh me Covid-19.

Ndërkohë ditën e djeshme gruaja në fjalë rreth 60-vjeç ka shfaqur problem me zemrën dhe  është paraqitur në urgjencën e spitalit duke pasur kontakte me personelin mjekësor.

Si pasojë e këtij kontakti një mjek dhe një infermiere janë karantinuar në shtëpinë e tyre. Atyre u janë bërë tamponët të cilët kanë rezultuar negativ por për 14 ditë do tu duhet të qëndrojnë në izolim dhe më pas do të kryejnë një test të dytë.

Ndërkohë testime po vijojnë edhe në një fasoneri në qytetin e Elbasanit, pasi bashkëshorti i gruas në fjalë ka rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa punonte si shofer transporti për punëtorët e një fasonerie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA