Gazetarja Sidorela Gjoni bëri një lidhje direkte nga Kruja për Open në Top Channel. Sidorela Gjoni së bashku me operatorin e Top Channel kanë tentuar që të futen në ambientet e fasonerive por që nuk janë lejuar.
Gazetarja zbuloi në Open se drejtuesit e fasonerive janë bërë bashkë dhe nuk pranojnë të prononcohen, por nxjerrin nga një përfaqësues.
“Nuk u lejuam të futemi në ambientet e fasonerive. Janë rreth 15 fasoneri që janë bërë bashkë, nuk flasin por nxjerrin një përfaqësues. Fasoneritë në Krujë janë kontrolluar 2 herë nga policia e Krujës dhe 2 herë nga policia e Tiranës dhe Durrësit. Sipas raportimeve të fundit janë gjobitur 3 fasoneri, 13 fasoneri janë mbyllur vullnetarisht dhe 5 do të vazhdojnë punën”- tha në Open Sidorela Gjoni.
Top Channel