“Fëmijët janë mrekulli” Kruja vatër e Covid-19, por Manastirliu poston fotot shpresëdhënëse: Vjen në jetë Joeli

23/04/2020 17:30

KRUJË- Qyteti i Krujës është kthyer në një nga vatrat më të nxehta të shpërthimit të Covid-19 ku deri më tani janë shënuar 65 raste të infektuar.

Së fundmi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka dedikuar një status në rrjetet sociale spitalit të Krujës ku edhe në këto ditë të vështira në përballjen me Covid-19 në këtë zonë, ekipet mjekësore nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment.
Manastirliu shkruan se në këtë spital ka ardhur në jetë  një bebe i quajtur Joel ndërsa falenderon mjekët që janë kujdesur dhe po kujdesën për personat në nevojë në spitalin e Krujës.

Ndërkohë Manastirliu shkruan se nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

“Joeli ka ardhur në jetë pak orë më parë në spitalin e #Krujës, ku edhe në këto ditë të vështira në përballjen me #COVID19 në këtë zonë, ekipet mjekësore nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment??

Faleminderit dr. Faik Bardhi, dr. Rovena Tali, infermieret Lina Bega, Denisa Vathi dhe të gjithë ekipit të spitalit të Krujës për punën e palodhur!

Nga 1 Janari, 8285 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes?

#FëmijëtJanëMrekulli

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA