Durrës/ Në kërkim për shpërdorim detyre në mbledhjen e provave nga dëmet e tërmetit, arrestohet 30-vjeçari

23/04/2020 10:44

Policia e Durrësit ka ndaluar dhe arrestuar një 30 vjeçar në kërkim për “Shpërdorim detyre” si dhe ka arrestuar një tjetër person që po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Policia ka vendosur për shtetasin A. D., 30 vjeç, banues në Durrës, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, ndërsa shtetasi I. B., 52 vjeç akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Durrës

Ndalohet një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu arrestohet në flagrancë një shtetas që lëvizte në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, krahas monitorimit për zbatimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në kuadër të “Kryerjes së veprimeve për dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti” ndaluan shtetasin:

A. D., 30 vjeç, banues në Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët e Qarkullimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

I. B., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në Flakë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA