Arrestohet punonjësja e supermarketit që falsifikoi testin e koronavirusit për t’iu shmangur punës

23/04/2020 21:59

Një punonjëse supermarketi është arrestuar dhe akuzuar me faksifikim pasi kishte ndryshuar letrën e doktorit duke shkruar se ishte diagnostikuar me koronavirus.

Kimberly Danner i dha letrën shefave të saj në supermarketin e Odessa në Texas, të cilët e morën aq seriozisht atë sa njoftuan publikisht se kishin një rast me koronavirus.

Kjo shkaktoi panik te stafi dhe klientët që vinin rregullisht.

Më pas gënjeshtrat e Danner rrjedhimisht u ekspozuan dhe ajo u arrestua për shkelje të vogël rendi dhe gjithashtu humbi vendin e punës.

Një zëdhënës i supermarketit tha për mediat: Konfirmojmë se rasti i koronavirusit i njoftuar më 7 prill në dyqanin tonë Westside Odessa ishte i pavërtetë. Ne i marrim seriozisht çështjet e faksifikimit të dokumenteve dhe çështja është tashmë në dorë të autoriteteve”.

Në SHBA punonjësit e supermarketeve përfshihen në grupin e punonjësve esencialë dhe të rrezikuar më shumë nga koronavirusi prej kontakteve të përditshme me kolegë dhe klientë.

Shteti i Texas ka deklaruar pak më shumë se 21,000 raste koronavirusi dhe 543 vdekje prej Covid-19.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA