“2 fasoneri infektuan të gjithë Krujën”- flet në Open punonjësja e fasonerisë
23/04/2020 22:58
Në “Open” në Top Channel ishte në një lidhje live nga Kruja solli zërin e një qytetareje nga Kruja e cila punonte në një fasoneri.
Sipas punonjëses në fasonerinë ku ajo punonte (sunrise) tha se kushtet e punës ishin të mira dhe nuk kuptohet pse ajo duhej mbyllur.
“Unë jam punëtore krahu. Tek fasoneria ku punoj unë kishte masa. Qëndronim 1 metër, 1.5 metër larg njëra tjetrës. Pasi ra pandemia ne kemi punuar me staf të reduktuar. Janë dy fasoneri që na kanë treguar që kanë kushtet e këqija.
Na kanë thënë se dy fasoneri kanë kushte të këqija pune dhe askush si ka thënë gjë deri tani”- tha punonjësja.
Top Channel