Viktima e 27/ Detajet, 71-vjeçari prej dy javësh i intubuar
22/04/2020 11:22
Është shënuar viktima e 27 nga CoVid-19 në vend.
Ai ishte një pacient 71-vjeçar në spitalin “Shefqet Ndroqi” i cili ishte prej dy javësh i intubuar dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si (diabetik, kardiopat, ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial).
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë duke e çuar numrin e qytetarëve që kanë humbur betejën me këtë sëmundje në 27.
CoVid-19/ Thellohet bilanci! 634 të prekur, shënohet viktima e 27
Top Channel