“Realiteti ynë nuk do të jetë si më parë deri kur të dalë vaksina kundër koronavirusit” kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikate live në Facebook me qytetarët.
Ndër të tjera kryeministri Edi Rama është shprehur se deri në daljen e vaksinës qytetarët duhet të jen të vëmendshëm dhe të kujdesshëm pasi mundësia për tu infektuar do të ekzistojë.
“Duke u kthyer tek diskutimi i sotëm në qeveri ja cilat janë gjërat që dua të ndaj me ju.
E para dhe kryesorja, faza dy e strategjisë së luftës me këtë armik të padukshëm nuk është se ndryshon shumë nga ajo e vendeve të tjera.
Por qasja jonë në këtë fazë do të jetë pak më e ndryshme taktikisht se shumë vende të ndryshme.
Si dhe pse, po e filloj nga pseja dhe po e filloj duke përsëritur se virusi nuk ikën meqë ne rrimë mbyllur. Ai nuk na vret dot ashtu siç mund të na vriste po mos të rrinim mbyllur.
Deri kur të dalë vaksina do të jemi çdo moment të vëmendshëm si individë si familje dhe si shoqëri që mos të goditemi prej tij ashtu sikundër nuk u goditëm në fazën e parë.
Deri në daljen e vaksinës normaliteti ynë i ri nuk do të ngjajë me normalitetin që kishim. Të gjithë nuk do të jemi si më parë pa u zhdukur ky armik.
Ne nuk duhet të shkelim më në shtëpitë e njëri tjetrit pa u zhdukur ky armik.” tha Rama.
Top Channel