Plagosje me armë në rrugën Radhimë-Orikum, arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim

22/04/2020 09:15
Foto ilustruese

Përmes bashkëpunimit të policisë me qytetarët në Vlorë, është bërë i mundur arrestimi i një 36-vjeçari të kërkuar për ngjarjen e 8 prillit 2020.

Bëhet fjalë për shtetasin E. Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.

36-vjeçari dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K.

Të arrestuarit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA