Në qendrën shëndetësore në fshatin Kadipashaj të Lushnjes ka mbetur varur vetëm përparja e infermieres.

Rajmonda Trifoni është shtruar në spital, me plagët e thikës që mori në krye të detyrës.
Mbrëmjen e së martës infermierja 59 vjecare ishte në shtëpinë e familjes Mbrica për t’i bërë injeksionin nënës së Altin Mbricës përballë qendrës shëndetësore.

Nuk dihet në ç’rrethana, por sapo infermierja ka dalë nga shtëpia, djali i pacientes së saj e goditi me thikë pas shpine. Infermierja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.

Por në fshat të gjithë janë të tronditur për infermieren që u shërbente prej 37 vjetësh, e së fundi në kohë pandemie edhe derë më derë. Por edhe për aktin e 36 vjecarit Altin Mbrica për të cilin thonë se kishte probleme mendore si e gjithë familja e tij, por që më herët nuk kishin shfaqur shenja dhune.

Agresori u largua nga shtëpia në përpjekje për t’u arratisur por u kap pak pa shkuar shumë larg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA