Agjencia Italiane e inteligjencës “Secure bit”, Agicom, garanti i komunikimeve ne Itali dhe platforma Digitalb gjate operacionit ndërkombëtar ‘Skuosh’ morri masa ndaj operatorit te madh te piraterisë në shtetin fqinj NiMi TV.
Pas hetimeve disamujore është dokumentuar pirateria e kryer nga NiMI TV në dëm të kanaleve dhe platformave italiane televizive dhe Digitalb. Ndaj të mërkurën në mëngjes të datës 22 prill, nxori urdhrin për bllokimin e menjëhershëm në Itali, SHBA dhe Kanada të sinjaleve të NiMI TV të gjitha domainet dhe çdo burim që transmeton sinjalet e kësaj platforme piratuese.
Urdhri ekzekutiv i publikuar në faqen zyrtare të AGICOM do të ekzekutohet nga të gjithë operatorët italianë të ofrimit të internetit për efekt të menjëhershëm bllokimi. Ky proces bllokimi ka afat përfundimi deri në datën 7 maj 2020. Pas kësaj do të fillojnë procedurat ligjore penale për dërgimin e shoqërisë Setplex (kompania që përfaqëson Nimi tv dhe TV alb), përpara gjykatës për dëmin e shkaktuar ndaj shoqërive transmetuese të kanaleve të piratuara dhe shoqërisë Digitalb. Drejtor i përgjithshëm i Digitalb, Z. Redi lamaj dhe përfaqësuesi ligjor i agjencisë italiane Securebit, Dr. Ezio Amodio, theksojnë se në vazhdim të operacionit Squash në bashkëpunim me platformat e tjera dhe shoqëritë e të drejtave si IMG United Kingdom, në muajt në vijim do të procedojnë dhe të tjerë operatorë piratë të evidentuar me transmetime të pautorizuara në territorin e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi.
Ky është viti i parë në të cilin janë koordinuar dhe unifikuar lëvizjet mes platformave televizive dhe shoqërive të të drejtave për të goditur piraterinë. Dr. Ezio Amodio shton se plaga e piraterisë e krahasuar me një virus që sjell dëme të jashtëzakonshme në ekonomitë e vendeve tona do të jetë prioritet i të gjitha organeve kompetente dhe shoqërive audiovizive ku Digitalb evidentohet si një ndër shoqëritë më aktive në mbrojte të të dretjave të saj dhe partnerëve të saj evropianë si Sky Italia, apo Img.
Top Channel