Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Itali, ndërron jetë edhe shoferi shqiptar pas përplasjes me kamionin
Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një lajm ku thuhej që Lulzim Basha nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në Open në Top Channel, Basha u përgjigj edhe këtyre akuzave duke i quajtur një mashtim dhe gënjeshtër e Partisë Socialiste.
Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një lajm ku thuhet se ju nuk mund të udhëtoni drejt SHBA-së, sa e vërtetë është?- e pyeti Eni Vasili.
“Mediat dhe PS vazhdojnë zanatin e vjetër të gënjeshtrave e mashtrimeve, në vend të merren me njerëz që kanë mbetur pa bukë, me familjet në nevojë ekstreme, vazhdojnë të shpifin e sulmojnë opozitën.
Më vjen keq që kanë rënë në këtë nivel që nga mëngjesi e deri në darkë merren me opoziten e kryetarit te PD. Kjo tregon çfarë janë prioritet e Edi Ramës, obsesioni i vetëm është të sulmojë kryetarin e opozitës pastaj thotë edhe ndonjë fjalë si për të larë gojën që jemi për bashkëpunim.
E qarkullojnë sa herë janë në vështirësi, sa herë që nuk paguajnë çfarë i kanë premtuar shqiptarëve, sa herë u plasin skandale si ajo e Bild, besoj e keni marrë vesh që është tërhequr nga padia që i ka bërë Bild që publikoi skandalin e vjedhjes së votave, në mes të kësaj pandemie është tërhequr tërheqja vërteton që qeveria është produkt i një palë zgjedhjeve me vota të vjedhura në bashkëpunim me krimin. Sa herë kapet në skandal e në pamundësi për të përballuar situata si kjo tani,sulmojnë opozitën me gënjeshtra, mashtrime e trillime”- tha Basha.
Top Channel