KLGJ ka tashmë një vendim, veprimtaria gjyqësore do të rifillojë punën më 27 prill.
Këshilli i Lartë Gjyqësor urdhëroi hapjen e gjykatave të të gjitha shkallëve në datën 27 prill, ditë e hënë.
Ky vendim vjen pas skadimit të afatit për pezullimin e drejtësisë nga 10 marsi duke u shtyrë deri në datën 24 prill, ditën e premte. Së bashku me rihapjen e gjykatave KLGJ urdhëron adaptimin e rregullave parandaluese kundër covidit, sikurse vendosja e maskave, dorezave, ruajtja e distancës dhe afishimi i tabelave.
Së bashku me këto rregulla KLGJ miratoi rregulloren ku duhet të bazohen punonjësit e drejtësisë. Mbyllja e gjykatave shkkaktoi reagimin e avokatëve në vend që firmosën një peticion dhe kërkuan gjithashtu pagën e luftës, si një ndër 17 profesionet e lira që u përjashtuan nga paketa e ndihmës.
Avokatët paralajmëruan përshkallëzim të veprimeve deri në grevë, nëse atyre nga njëra anë nuk u jepet paga e luftës dhe njëkohësisht nuk u garantohet as kryerja e detyrës.
Ndërkohë vendimi i KLGJ për hapjen e gjyqësorit pritet të bëhet zyrtar, pasi ende anëtarët e qeverisë së gjyqësorit po zhvillojnë mbledhje on line dhe përmes zyrës së shtypit do të njoftohen kushtet që duhet të ndjekin palët për prezencën në gjykime.
Top Channel