TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor do të rinisë punën në të gjitha gjykatat në datë 27 Prill.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor pasi veprimtaria ishte ndalur që nga data 10 mars për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

KLGJ në përfundim të mbledhjes vendosi të ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave në përputhje dhe në respektim të masave që janë marrë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“KLGJ vendos rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, më datë 27.04.2020. Ngarkohen këshillat dhe kryetarët në detyrë të gjykatave për marrjen e masave për rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore, në përputhje dhe respektim të masave për kufizimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në vendimin, që hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA