Në një kohë kur pandemia në vendin tonë ka ndryshuar rrjedhën e gjthçkaje e njëjta gjë ka ndodhur me Këshillin e Lartë Gjyqësor.
KLGJ do të mblidhet sot në orën 13:00 për të vendosur se si do të vazhdohet me sistemin e drejtësisë së pezulluar.
Anila Hoxha raporton se mbledhja e KLGJ do të fokusohet në 3 pika: ku e para është se a do të vazhdojë pezullimi apo jo dhe nëse do vijohet vetëm me çështjet emergjente.
E dyta është nëse do të hapet pjesërisht, dhe kjo është pika më e diskututuar, pasi pritet të ketë vendim nesë KLGJ do shkojë në zyra apo do jetë online.
Dhe pika e 3 është miratimi i një rregullore mbi të cilin do të funksionojë KLGJ në këtë kohë pandemie.
Një ditë më parë është hartuar një rregullore të cilën Top Channel e disponon, dhe që pritet të miratohet, nga një komision ad hoc me 5 anëtar i Klgj dhe me asistencën e ndërkombetarëve Euralius dhe Usaid.
Në këtë draft rregullore përcaktohen masat për punonjësit, ku ndër të tjera porositet të: vendosen tabela në dysheme që të gjithë të ruajnë masat e distancimit social apo që punonjësit mos t’i japin duart njëri -tjetri, të mbajnë maska dhe doreza, të mos përdorin telefonat e zyrës veçse në raste urgjente dhe në rast përdorimi të bëhet dezinfektimi i tyre; punonjësit duhet të lajnë duart dhe t’i dezinfektojnë pas heqjes së masave dhe dorezave ; punonjësit duhet të ruajnë një distancë prej 2 metrash; të raportojnë nëse kanë pasur kontakte me persona të infektuar me covid, po ashtu duhet të respektojë praktikat e teknikës respiratore.
Ndërkohë kujtojmë se dita e sotme është afati i fundit i vendosur më herët nga KLGJ për pezullimin e çështjeve gjyqësore, përjashtuar këtu ato që ishin të ngutshme.
Top Channel