Në Open në Top Channel një zonjë bëri një denoncim live. Zonja u intervistua nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha dhe nuk pranoi të identifikohej për shkak të punës.
“Dua të qëndroj e paidentifikuar sepse nga frika e heqjes nga puna. Ne jemi punëtor halli. Sot bëra tamponin sepse kam frik. Vjehrrën e kam me 40 temperaturë, ndërsa fëmijën e kam pasur dy ditë me 38”- tha zonja.
Kur e morët vesh për situatën e pandemisë në fasonerinë tuaj?- e pyeti Anila Hoxha.
“Para një jave, na mori shoferi në telefon dhe na tha se nuk do shkojmë në punë se nuk ka ardhur kamioni. Pastaj me shoqet duke komunikuar morëm vesh që kanë rezultuar pozitive me Covid-19”- tha zonja.
A kishte masa?- e pyeti Anila Hoxha.
“Jo, nuk kishte masa. Aty ku punoja, aty haja. S’kemi pasur as sapun te banjot. Një maskë na kanë dhënë përgjithmonë. Kur vinte kontrolli na shpërndanin, kur largohej kontrolli u mblidhnim bashkë dhe nuk ruhej distanca. Këto shefat e mëdhenj nuk na kanë marrë në telefon asnjëherë, për asgjë- tha zonja.
Pse nuk keni denoncuar?- e pyeti Anila Hoxha.
“Nuk kemi denoncuar se jemi kërcënua me vendin e punës. Ne jemi të vegjël dhe i vogli shtypet kollaj- tha zonja.
Top Channel