Denoncimi i punonjëses së fasonerisë: Jemi kërcënuar me largim nga puna dhe kemi qenë pa maska
22/04/2020 21:41
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bëri një lidhje direkte nga Kruja për Open. Gazetarja intervistoi edhe një punonjës të Bashkisë Krujë ku ky i fundit tha se në 53 raste, 41 janë nga fasoneritë dhe pjesa tjetër janë nga familjarët dhe kontakte të tjera.
Gjithashtu Anila Hoxha tha se një punonjëse e fasonërisë që është vatër infektimi ka thënë se punonjësit janë kërcënuar me largim nga puna.
“Një punonjëse e fasonerisë që është vatër në Krujë, e cila preferon të qëndrojë anonime tha se ajo dhe të tjerë janë kërcënuar me largim nga puna. Në punë kanë punuar pa maska nuk është zbatuar distanca”- tha Anila Hoxha.
Top Channel