Anila Hoxha tregon detajet e fundit nga Kruja: 400 shtetas janë karantinuar detyrimisht
22/04/2020 21:35
Kruja dhe Kurbini janë dy vatrat më aktive të koronavirusit në vendin tonë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bëri një lidhje direkte nga Kruja ku dha sqarime për situatën atje.
Anila Hoxha bëri me dije se në Krujë janë karantinuar 400 shtetas. “Nga burime zyrtare të Baskisë Krujë, 400 shtetas janë karantinuar detyrimisht për shkak se dyshohet se kanë pasur kontakte me të infektuarit.
Në Krujë janë 27 fasoneri. Janë mbyllur 6 fasoneri ku dy janë mbyllur vullnetarisht”- tha Anila Hoxha.
Top Channel