Tregtarët e Lushnjes në protestë/ Nuk janë përfshirë në paketën e qeverisë për pagën e luftës

21/04/2020 15:21

Me dhjetëra tregtare te tregut industrial ne Lushnje protestuan të martën kundër mos përfshirjes se tyre në paketat ndihmëseve te qeverisë për pagën e luftës.

Tregtarët lushnjarë thonë se nuk përfitojnë pasi figurojnë biznese ambulante të hapur, por në të vërtetë e kanë ulur qepenin që në datë 10 mars.

I konceptuar si treg i mbyllur me 150 dyqane këto biznese janë te klasifikuara si biznese ambulante dhe paguajnë si te tillë. Por ndryshe nga bizneset e tjera ambulante qe vazhdojnë aktivitetin për shkak te pozicionit qe kanë ne rrugë apo te veçuara nga njëri-tjetri, këto biznese janë te grumbulluar dhe nuk mund te hapen pasi nuk mundësohet distanca e duhur për kushtet e pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA