52 mijë persona kanë përfituar nga ‘paga e luftës’. Kjo është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama i cili ka sqaruar edhe vonesat e kësaj page duke thënë se ishte një diçka e nevojshme ndërsa ka thënë se në fazën e dytë dhe të tretë nuk do të përsëritet.
Ndër të tjera Rama është shprehur se për sa u përket bizneseve të vogla tatim-fitmi është falur për vitin 2020 por duhet të paguhen TVSH.
“Ka shkuar në 52 mijë numri i atyre që kanë përfituar pagën e luftës. Deri të premte kryhen rreth 8 mijë verifikimet e fundit që mbyllin fazën e parë.” tha Rama.
“Shumë ndjesë për kohën e marrë, por ishte e domosdoshme. Për dy fazat e tjera nuk do të ketë asnjë vonesë, asnjë problem e pritje pasi do të kalojë automatikisht në afatet e caktuara. 65 mijë individë janë refuzuar dhe që janë ankuar se pse u refuzuan. Por nuk hynin në kategoritë e pagesës së parë, të cilëve do iu mbërrijë deri në nesër konfirmimi në e-mail, nga paketa e zgjeruar, pasi janë tek ato kategori që mbulon paketa e zgjeruar me 40 mijë lekë. Tatim-fitimi për bizneset e vogla për 2020 është falur. Sigurimet e TVSH do paguhen.”, tha Rama.
Top Channel