Mposhti koronavirusin, flet mjeku i njohur: Ja si u infektova, mund ta kem marrë nga ajri

21/04/2020 21:53

Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho ka dalë sot nga spitali. Ai bëri një lidhje në “Open” në Top Channel ku tha se tani është i shëruar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë punës së palodhur të doktor Piperos dhe doktoresh Najadës jam shëruar dhe jam në gjendje të mirë fizike. Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe bën mos oksigjenimin e trupit”- tha në “Open” Roland Xhaxho.

“Keni një moment ku mendoni se jeni infektuar?- e pyeti Eni Vasili.

“Kur u bashkova stafit për ndihmën ndaj Covid-19 kam lëvizur shumë. Kam lëvizur deri në Kavajë, por duke qenë se ky virus është i lehtë ka mundësi ta kem marrë nga ajri-“ tha Xhaxho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA