Mjeku Roland Xhaxho tregon në “Open” momentet në Infektiv: Shumë pacientë vuanin nga…
21/04/2020 21:58
Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho ka dale sot nga spitali. Ai bëri një lidhje në “Open” në Top Channel ku foli për momentet që kaloi gjatë kohës që i shtruar në spitalin Infektiv.
Xhaxho tha se në spital ishin të rralla rastet vetëm Covid-19, por kishte shumë pacientë që vuanin nga patologji të tjera.
“Gjatë kohës që isha në spital shikova re se numri i pacientëve me Covid-19 siç isha unë ishte i paktë. Kishte një numër të madh pacientëve që vuanin dhe nga patologji të tjera dhe infektimi i tyre me virusin përkeqësonte gjendjen e tyre shëndetësore. Kam vënë re se virusi nuk prek vetëm mushkëritë por edhe organe të tjera. Frika ime më e madhe ishte mos prekej ndonjë organ tjetër”- tha Xhaxho.
Top Channel