Vetëhidhet nga pallati 55-vjeçari në Bulqizë
21/04/2020 08:38
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë.
Mësohet se një 55-vjeçar është vetëhedhur nga pallati ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. Bëhet fjalë për të ndjerin me iniciale I.L.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
*Lajmi mbetet në përditësim
Top Channel