Një 63-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi iu gjet lëndë narkotike në lokalin e tij.

Në përfundim të operacionit të koduar “Panaja”, u kap në flagrancë shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Panaja, Vlorë.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi në fshatin Panaja, u gjet një sasi lënde narkotike prej 11 kg e 500 gr. cannabis sativa, si dhe një armë gjahu (teke) pa lejen e organeve kompetente, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Operacioni vijon për dokumentimin e plotë, si dhe për kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. vMaterialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA