Një emigrant shqiptar në Angli është dënuar me 15 vite burg pasi u kap me dy pistoleta njëra prej të cilave me rreze lazer për të patur saktësi 100% në përdorim.
Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë Mauricio Myftaraj i cili u gjet fajtor për akuzat e mbajtjes së mjeteve kriminale, trafik droge të klasit B si dhe për armëmbajtje pa leje.
Më 24 Korrik 2019 u ekzekutua një urdhër kontrolli banese nga ku shqiptarit iu gjetën një pistoletë me 40 fishekë, një tjetër pistoletë ku mbi shënjestër ishte montuar një pajisje me reze lazër për të patur precizion në qitje, 15 kg Kanabis vlerë 70.000 stërlina si dhe disa çeqe bankar me vlerë 20.000 stërlina.
Prokurori çështjes i tha gjykatës se Myftaraj në vitin 2012 ishte dënuar për akuza që lidheshin me armmbajtje pa leje duke u dënuar me 5 vite dhe në përfundim të dënimit ishte dëbuar.
Shqiptari ishte rikthyer përsëri në Angli duke u përfshirë në botën e krimit të organizuar.
Top Channel