Fasoneria në Krujë

Tre shtetasit e gjobitur në Krujë janë punonjës të fabrikës së këpucëve e cila është kthyer në vatër infeksioni në Krujë, ndërsa të gjithë punonjësve të saj u është kërkuar të vetëkarantinohen për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Të gjobiturit janë:-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë; -O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë; dhe A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;

Këtyre shtetasve, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Ndërkohë fasoneria është mbyllur që me datë 15.04.2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA