Shkon në 40 numri i të infektuarve në Bashkinë e Krujës.
Nga testimet e kryera ditën e djeshme kanë rezultuar pozitiv dhe 17 raste të tjera, nga e njëjta vatër infeksioni, fasoneria e mbyllur më 15 prill.
Fabrika u mbyll pas konstatimit të rastit të parë me një vendim të ndërmjetëm, deri në një urdhër të dytë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, po numri i punonjëseve të saj, që rezultuan pozitiv pas testit të tamponit, erdhi në rritje nga dita në ditë.
Para krijimit të kësaj situate në një nga fabrikat e këpucëve, një grup fasonerish në Krujë kishin pezulluar aktivitetin, për shkak të frikës së punonjësve nga përhapja e SARS-CoV-2.
Kjo për shkak të natyrës së punës dhe qëndrimit në ambjente të përbashkëta me shumë punonjës.
Ndërkohë këto fasoneri i janë drejtuar me një kërkesë të përbashkët Qeverisë për mbështetjen e punonjësve të tyre me bonusin 40 mijë lekësh, duke shpresuar se në maj ata do të mund t’i rikthehen punës.
Top Channel