Top Channel prej ditësh ka pasqyruar herë pas here listën e bizneseve qe sipas vendimit te qeverisë mund te nisin aktivitetin e tyre nga kjo e hënë, mjafton te bëjnë një aplikim ne E-albania, që te marrin konfirmimin e më pas te hapin dyqanin e tyre.
Por ne këtë listë përjashtohen dyqanet te cilët tregtojnë veshje me pakicë megjithatë diçka e tillë nuk është kuptuar mirë nga ata te cilët vijojnë te kenë pikëpyetje madje ata te cilët nuk janë te qartë nëse duhet te hapin apo jo biznesin e tyre kanë vendosur te mbajnë hapur gjysmë qepeni.
Ne një vëzhgim te thjeshtë te realizuar në qytetin e Tiranës duke u përpjekur te ruajmë privatësinë e çdokujt për te mos i dëmtuar biznesin kemi kuptuar se ka nga ata qe mbajnë vetëm gjysmën e qepenit hapur apo dhe nga ata te cilët mbajnë dyqanin mbyllur por tek dera vendosin numrin e telefonit dhe ne momentin qe një klient dëshiron te blejë diçka ata hapin dyqanin duke e realizuar diçka te tillë në mënyrë te fshehtë per ti shpëtuar gjobave te mundshme.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Sidorela Gjoni.
Top Channel