Pasojat e krizës/ Sejamini në Open: 100-200 mijë të papunë, rrezik për një valë tjetër largimesh

20/04/2020 23:32

Në pjesën e dytë të emisionit në Open në Top Channel u diskutua për hapjen që po ndërmerr qeveria shqiptare. Kjo temë ka krijuar shumë debate mes të ftuarve.

Sipas analistit Neritan Sejamini kjo krizë do të ketë pasoja shumë të rënda.  Kriza e koronavirusit mund të sjellë 100 deri në 200 mijë të papunë.

“Kjo krizë do jetë afatgjatë. Ne kemi një ekonomi të dobët dhe kjo krizë mund të prodhojë 100 deri në 200 mijë të papunë. Gjithashtu rrezikojmë të përballemi me një valë tjetër largimi nga vendi. Të papunë, kapitali shqiptar mund të largohet drejt vendeve perëndimore që do të normalizohen shumë përpara nesh”- tha Sejamini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA