Operacioni “Maranaj”/ Grup i strukturuar kriminal, ndalohet në Shkodër 23-vjeçari i shpallur në kërkim

20/04/2020 09:31

Është ndaluar ditën e djeshme në Shkodër një nga 4 personat e shpallur në kërkim prej operacionit “Maranaj”.

Operacioni “Maranaj”, u zhvillua më 14.03.2019, nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, ku pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar”, “Shpërdorim detyre”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, ku u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta