Përballet çdo ditë me Covid-19 tek Infektivi, mjekja përlotet live në “Open”: Nuk i kam takuar fëmijët që prej 8 marsit…

20/04/2020 22:02

E ftuar në emisionin ”Open” për mbrëmjen e sotme ishte një prej mjekeve shqiptare, e cila ndodhet në vijën e parë të frontit të luftës me virusin Covid-19.

Ajo shprehet se këto kohë kanë qenë vërtetë të vështira, në një luftë me të panjohurën.

“Javët e para ishin të vështira. Ishim drejtë të panjohurës por tani jemi ambientuar dhe jemi më të afrueshëm me pacientin dhe pse jo na ka ikur ajo frika.
Duhet t’i rikthehemi jetës së përditshme. Gradualisht kjo punë duhet të bëhet”.

“Nuk e mendoj kthimin në pikën zero”, thotë ajo.

Ajo tregon se familja e saj është ”ndarë”. Fëmijët tashmë ndodhen në shtëpinë e prindërve të saj që prej datës 8 mars, për dy arsye: ajo e të qenit larg rrezikut dhe e dyta ishte që të mos e shihnin teksa ajo përballej me këtë luftë.

“I kam nxjerr nga shtëpia jetojnë me prindërit e mijë që me 8 mars. Arsyeja është mos rrezikimi është e para por edhe prindërit e mi e të tim shoqi pasi mund të shërbenin si vektor transmetimi. Por edhe t’mos më shihnin mua se si e përballoja këtë luftë. Fillimi ka qenë i vështirë. Secili nga mjekët e kanë të vështirë. Nuk doja të shihnin këtë emocion, frika dhe ato lajmet e fillimit nga çdo vend i botës. Jam mësuar që t’mos i’ua kaloj emocionin e fundit fëmijëve.”

“Janë fëmijë të mbarë dhe e kanë kuptuar se duhet të rinë pak larg. Më thonë se kur do të përqafoj o a por vetëm ju flas dhe largohem, Nuk do e kisha menduar kurrë që do isha kaq afër dhe kaq larg. Por do ia dalim të gjithë bashkë”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA